Flushing Hospital Medical Center ndalon diskriminimin ndaj racës, ngjyrës, besimit fetar, gjinsë, informacionit gjenetik, paaftësisë, origjinës kombëtare, paraardhësve, orientimit seksual, shprehjes/identitetit gjinor, preferencat e përemrit, statusit martesor, statusit prindëror, veteranëve dhe/ose statusit të të liruarit nga ushtria, statusit të nënshtetësisë, dhe/ose çdo status tjetër i mbrojtur.

Flushing Hospital Medical Center:

Ofron ndihmë falas dhe shërbime për personat me paaftësi komunikimi efektiv me ofruesit, si:

  • Interpretues të Kualifikuar të Gjuhës Amerikane të Shenjave
  • Informacion i shkruar në formate të tjera (printim i madh, audio, formate elektronike të aksesueshme, formate të tjera)

Ofron shërbime gjuhësore falas për ata të cilët nuk kanë Anglishten si gjuhë të parë, si:

  • Interpretues Mjekësorë të Kualifikuar
  • Informacion i shkruar në gjuhë të tjera

Nëse keni nevojë për këto shërbime, kontaktoni ofruesin tuaj ose kontaktoni Programin e Asistencës Gjuhësore në numrin 718-206-8671 ose në e-mailin; LAP@jhmc.org.

Nëse ju besoni se Flushing Hospital Medical Center ka dështuar në ofrimin e këtyre shërbimeve apo ka diskriminuar në ndonjë mënyrë tjetër në bazë të racës, besimit, ngjyrës, origjinës kombëtare, moshës, paaftësisë, gjinisë, identitetit gjinor apo orientimit seksual, ju mund të nisni një ankesë me Zyrën e Avokatisë së Pacientit, me telefon në numrin 718-670-5386, personalisht në 4500 Blvd Parsons, 1982 Bldg., 1stFl, Flushing, NY 11355, ose me e-email në PatientAdvocacy.Flushing@jhmc.org . Nëse keni nevojë për ndihmë në nisjen e ankesës, një Avokat Pacienti është i disponueshëm t’ju ndihmojë. Ju mundeni gjithashtu të nisni një ankesë për të drejtat civile me Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimet Njerëzore të SH.B.A, Zyra e të Drejtave Civile, elektronikisht përmes Portalit të Ankesave të Zyrës së të Drejtave Civile, e disponueshme ne https://ocrportal.hhs.gov/ocr/portal/lobby.jsf ose me telefon apo email në:

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimet Njerëzore të SH.B.A

200 Rruga Pavarësia, SW Dhoma 509F, Ndërtesa HHH

Uashington, D.C. 20201

1-800-368-1019, 1-800-537-7697 (TDD)

Formularët e ankesave janë të disponueshë në https://www.hhs.gov/ocr/office/file/index.html.