Flushing Hospital Medical Center është zotuar që ti ofrojë cdo fëmije kujdesin mjekësor më të mirë të mundshëm dhe të sigurojë që ju, si mbrojtesi dhe përkujdesësi kryesor, t’ju sigurohen disa të drejta dhe liri. Flushing Hospital e sheh cdo prind dhe kujdestar ligjor si një anëtar me vlerë të grupit të kujdesit mjekësor dhe ju inkurajon që te flisni me stafin e SPITALIT për kujdesin ndaj fëmijës tuaj.

Deklarata e Të drejtave të Prindërve në Flushing Hospital, përvec “Deklaratës së Të drejtave të Pacientëve,” percakton qartë të drejtat e pacientëve, prindërve të minorenëve, kujdestarëve ligjore apo personave të tjerëve me autoritet vendimmarrës për të siguruar mbrojtjen minimale të kërkuar nga rregullat që qeverisin ofruesit e kujdesit mjekësor në spitalet e Shtetit të Nju Jorkut.

Deklarata e Të drejtave të Prindërve në Flushing Hospital është në dispozicion të ligjit dhe të rregulloreve qeverisëse, dhe hyn në fuqi nësë fëmija juaj shtrohet në spital apo në një vizitë në urgjencë.

Si prind, kujdestar ligjor apo person me autoritet vendimmarrës për një pacient që merr kujdes mjekësor në këtë spital, ju keni të drejtë, në përputhje me ligjin, për të mëposhtmet:

  • Të pyeteni për emrin e ofruesit kryesor të shërbimit mjekësor të fëmijës tuaj dhe këto të dhëna të shënohen në kartelën mjekësore të fëmijës.
  • Staf i kualifikuar me kredenciale të përshtatshme dhe pajisjet mjekësore të duhura për kujdesin mjekësor dhe nevojat unike të fëmijës.
  • Aq sa lejohet për shëndëtin dhe sigurinë e fëmijës tuaj, të paktën një prind apo kujdestar mund të qëndrojë me fëmijën tuaj në cdo kohë.
  • Të gjitha rezultatet e analizave të bëra gjatë shtrimit në spital apo në urgjencë, të rishikohen nga një doktor, asistent doktor apo praktikant që e njeh gjendjen e fëmijës tuaj.
  • Fëmija nuk duhet nxjerrë nga spitali ynë apo nga urgjenca derisa të gjitha analizat që priten të kenë rezultate kritike, të rishikohen nga nje doktor, asistent doktor apo praktikant dhe t’ju komunikohen ju, vendimmarresve të tjerë, apo fëmijës tuaj nëse është e përshtatshme. Rezultatet kritike janë rezultatet që paraqesin gjendje rreziku për jetën apo shqetësuese që kërkon vëmendje të menjëherëshme mjekësore.
  • Fëmija nuk duhet nxjerrë nga spitali ynë apo urgjenca derisa ju apo fëmija juaj, nëse është e përshtatshme, të merrni një plan daljeje, i cili do t’ju komunikohet edhe verbalisht ju, fëmijës apo ndonjë vendimmarresi tjetër. Plani i shkruar i daljes do të identifikojë speifikisht çdo rezultat kritik nga laboratori apo analiza të tjera diagnostikuese gjatë qëndrimit të fëmijës në spital dhe të gjitha analizat që akoma nuk kanë përfunduar.
  • Të sigurohen rezultatet kritike dhe plani i daljes në një mënyrë të arsyeshme që siguron se ju, fëmija juaj (nëse është e përshtatshme), apo cdo vendimmarres tjeter kuptoni informacionin shëndetësor që ju është dhënë në mënyrë që të merrni vendime të duhura shëndetësore.
  • Ofruesit kryesor të kujdesit shëndetësor të fëmijës, nëse është i njohur për Flushing Hospital, ti jepen të gjitha rezultatet e laboratorit të shtrimit në spital apo vizitës në urgjencë.
  • E drejta për të kërkuar informacion mbi diagnozën apo diagnozat e mundshme që u morën në konsideratë gjatë periudhës së trajtimit dhe ndërlikimet që mund të haseshin si edhe informacion mbi çdo kontakt me ofruesin kryesor te kujdesit mjekësor ndaj fëmijës.
  • E drejta që, pas daljes nga spitali, t’ju jepet një numër telefononi për këshillë në rast se ndërlikimet apo pyetjet shqetësojnë gjendjen e fëmijës.