Shërbime Ndihmëse Gjuhësore - Albanian

Shërbime Ndihmëse Gjuhësore

Flushing Hospital Medical Center i shërben një komuniteti divers dhe krenohet që ofron një shumëllojshmëri shërbimesh ndihmëse gjuhësore për personat me njohuri të kufizuara të gjuhës angleze, pacientë të shurdhër, me vështirësi në të dëgjuar, të verbër dhe pjesërisht të verbër dhe/ose shoqëruesit e tyre. Në mënyrë që të ofrojë strehim të arsyeshëm dhe të eliminojë barrierat e gjuhës, spitali ofron shërbimet e meposhtme pa pagesë për pacientët:

  • Interpretues Mjekësorë të Kualifikuar për pacientët dhe/ose shoqëruesit e tyre të cilët kanë njohuri të kufizuara në anglisht. Disa anëtarë të stafit që janë dygjuhësh, janë trajnuar për interpretim mjekësor në programe interpretimi te akredituar ose konsiderohen të kualifikuar për të interpretuar informacione mjekësore.
  • Ofrues të Kualifikuar Dygjuhësh të cilët kanë gjuhë amtare një gjuhë të huaj, me eksperiencë mjekësore jashtë vendit ose që janë vlerësuar dhe konsiderohen të kualifikuar për të komunikuar informacione mjekësore tek pacientet në një gjuhë tjetër.
  • Shërbim interpretimi nëpërmjet telefonit në më shumë se 200 gjuhë, në 24 orë.
  • Interpretues të Kualifikuar Amerikanë të Gjuhës së Shenjave për pacientët e shurdhër dhe/ose shoqëruesit e tyre.
  • Shërbim Interpretimi me Video në Largësi i disponueshëm 24 orë për pacientet e shurdhër dhe/ose shoqëruesit e tyre.
  • Shërbimet dhe aparatet ndihmëse për personat që kanë vështirësi në të dëgjuar, të verbër ose pjesërisht të verbër.
  • Shënime shumëgjuhëshe të ngjitura përmes zonave ku qëndrojnë pacientët dhe jashtë tyre. Shenjat që tregojnë Patient’s Rights (Të drejtat e Pacientit), Notice of Non Discrimination (Njoftime për Mosdiskriminimin) dhe Notice of Interpretation Services (Njoftime për Shërbimet e Interpretimit) janë të shfaqura në zonat kryesore të pacientëve në gjuhën e parë të spitalit.
  • Formularë shumëgjuhësh, dokumente dhe material të tjera u sigurohen pacientëve tanë me njohuri të kufizuara të anglishtes në gjuhën e tyre të zgjedhur.

Përvec këtyre shërbimeve, punonjësit në Flushing Hospital Medical Center janë të edukuar dhe të trajnuar në politikat dhe procedurat e ndihmës gjuhësore. Të gjithë punonjësve u sigurohet gjithashtu informacion për një shumëllojshmëri temash në lidhje me ndihmën gjuhësore, duke përfshirë: impaktin e pengesave gjuhësore në kujdesin ndaj pacientëve, identifikimi i pacientit në gjuhën që ai zgjedh, sit ë kërkohet një interpretues, dhe kompetenca kulturore.

Për të kontaktuar Programin e Ndihmës Gjuhësore në Flushing Hospital ju lutemi telefononi koordinatorin në numrin: 718-670-8776.